-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rrallë! PD: Jemi dakord me socialistët për patentat

Kryesoret

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend sot është prezantuar drafti me ndryshimet në Kodin Rrugor. Si rrallë herë PD ka qenë pro. Deputeti Helidon Bushati tha se ky është i vetmi ligj që nuk ka mbrapa një oligark.

Nuk mund të rri pa theksuar se është një risi ky projektligj, i vetmi që nuk ka pas interesin e një oligarku. Vetëm nëse nuk do të jepni me koncesion policinë rrugore për të marrë përqindje nga gjobat.

Kjo qeveri njihet për bërjen e ligjeve sipas interesit të një oligarku. Kjo është praktika. Por sot u thye, shpresojmë të mos ketë diçka mbrapa kësaj.

Duke iu referuar tre arsyeve madhore, ku kryesorja është siguria rrugore, që lidhet me respektimin e shpejtësisë apo limite për moshat e reja. Nuk kemi asnjë gjë kundër, por kjo nuk na ndalon të konstatojmë atë që po ndodh sot” tha Bushati.

Ai kishte një kritikë. “Sot të fortët dhe djemtë e biznesmenëve apo vetë persona të veshur me pushtet dhe këta janë ato që prekin, ose shkelin më tepër Kodin Rrugor sot”.

Pika kryesore e ndryshimeve lidhet me zgjatjen e afatit të patentës nga 10 në 15 vite.

Ndryshimet e reja parashikojnë dhe një lloj kufizimi për sa i përket drejtuesve të rinj.

Nëse jeni shofer i ri dhe sapo keni marrë patentën, deri në tre vite nuk do të mund të lëvizni në autostradë më shumë se 80 km/h.

Gjithashtu Balla propozoi që të ulet edhe shpejtësia nga 40 km/h në 30 km/h brenda qytetit, pasi sipas tij kjo shpejtësi është shumë e lartë dhe shkaktare për aksidente.

Po ashtu, Balla tha se “sot në Shqipëri ka ardhur momenti që në autostrada të shtohet shpejtësia nga 110 deri në 130 km në orë“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit