-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Patenta 15 vite! PS çon draftin në Kuvend: Përfitojnë 80 mijë qytetarë

Kryesoret

Ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka prezantuar ndryshimet e Kodit Rrugor, sipas të cilit patentat për drejtuesit e makinave do të jenë nga 10 në 15 vite.

Në draft parashikohet që shoferët deri në 70 vjeç, do të kenë patentë me vlefshmëri 5 vjet më shumë se aktualja.

Në variantin që është Kodi Rrugor sot, thuhet se shoferët deri në 50 vjeç kanë patentë 10-vjeçare, ata mbi 50 vjeç patentë 5-vjeçare dhe mbi 70 vjeç patentë 3 vjeçare.

“Leje drejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për: 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç”, thuhet në propozimin që mban firmën e Ballës.

Ndryshimet e reja parashikojnë dhe një lloj kufizimi për sa i përket drejtuesve të rinj. Nëse jeni shofer i ri dhe sapo keni marrë patentën, deri në tre vite nuk do të mund të lëvizni në autostradë më shumë se 80 km/h.

Gjithashtu Balla propozoi që të ulet edhe shpejtësia nga 40 km/h në 30 km/h brenda qytetit, pasi sipas tij kjo shpejtësi është shumë e lartë dhe shkaktare për aksidente.

Po ashtu, Balla tha se “sot në Shqipëri ka ardhur momenti që në autostrada të shtohet shpejtësia nga 110 deri në 130 km në orë”.

Nëse kjo do të miratohet, Balla tha se do të kursente 9.7 mln dollarë për 80 mijë qytetarë në vit që do të përfitonin nga ulja e kostove.

Kodi Rrugor, për herë të fundit në Shqipëri është ndryshuar në Qershor të vitit 2021. Pjesa më e madhe e ndryshimeve u karakterizua tek rritja e vlerave të gjobave, të cilat u shumëfishuan.

Ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon shumicë të cilësuar 3/5, domethënë 84 vota, të cilat Partia Socialiste nuk i ka në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit