-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Debati/ Bardhi: Mos drejtoni gishtin! KLGJ: Hartën e re e kemi “pjekur” me qeverinë

Kryesoret

Deputetët e opozitës janë përplasur me replika me kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami për hartën e re gjyqësore në seancën e zhvilluar në komisionin e Ligjeve.

Projekti ka kohë që është “pjekur”. Ne kemi shqetësim se çdo ditë që e vonojmë krijon më shumë kaos në sistem. Kemi problematika se në cilat gjykata duhet të plotësojmë” tha Llagami duke u kujtuar deputetëve ligjet e reformës në drejtësi që kanë votuar.

Reagimi i Gazment Bardhit ishte i shpejtë. “Nuk na kompleksoni kur drejtoni gishtin, ligji, ligji, ligji. Opozita nuk e ka votuar. Disa të tjerë mund të kenë kompleks, ne këtej (opozita) jo”.

Më pas, deputeti i PD-së e pyeti Llagamin nëse projektin për hartën e re e konsiderojnë të mbyllur apo ka vend për diskutime?

E thotë ligji dhe kemi vepruar çfarë parashikon ligji. Ne kemi bërë një grup pune që në shkurt 2019, pasi mbaroi punën ia përcolli ministrisë së Drejtësisë dhe pastaj kemi pasur një periudhë për të rakorduar për çështjet sensitive. Pasi rakorduam në dhjetor 2021 me ministrin e Drejtësisë lancuam produktin” tha Llagami duke e shmangur përgjigjen.

KLGJ sikur kryeministri e paska mbyllur këtë diskutim. Ky diskutim qenka mbi dëmet që do të shkaktohen nga harta e re gjyqësore” reagoi Gazment Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit