Tre persona në Fier janë arrestuar për një seri vjedhjesh.
Ata kishin marrë prej kohësh një banesë me qira në lagjen “8 shkurti”. Mësohet se ata ishin proceduar dhe më herë për vjedhje, por ishin lënë të lirë.
Ata akuzohen se kanë vjedhur shuma parash në disa dyqane rrobash, një dyqan ushqimore dhe vjedhjen e fundit e kanë bërë sot në një dyqan celularësh.
Bëhet me dije se kishin 4 vite që jetonin në atë banesë dhe që nga ajo kohë aktiviteti i tyre ishte vjedhja.