-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mziu “kapet” me policët: Dalin si kaçakët, të heqin patentën për një teke raki

Kryesoret

Sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u diskutua projektligji i propozuar nga PD për ndryshimet në Kodin Rrugor për rritjen e afatit të vlefshmërisë së patentave apo kufizimin e shpejtësisë për shoferët e rinj.

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu kishte vërejtje për policinë rrugore. Së pari, ai tha se “unë në komunikim me policitë ato thonë nën dhëmbë se është i përcaktuar numri i gjobave që ata duhet të vendosin.

Kjo është e dhimbshme. Policia e qarkullimit rrugor kthehen si kaçakë. Dalin te cepi i ferrës apo në një kthesë të padukshme”. Dy dyti, ai ngriti shqetësimin e agresivitetit për ndalimin e alkoolit.

Dhe një gjë tjetër, nëse i vendosin atë tubin e alkoolit, po qe mbi zero hiqet patenta, po më gjetët një vend tjetër të Europës…?

Mirë ne si deputetë, apo që mund të shpëtojmë, por një qytetar që shkon se ka ditëlindjen nipi apo ka një sebep dhe detyrohet të pijë atë gjysmë teke raki dhe po të shkosh te aparatura dhe me 0.1 të hiqet patenta. Kemi kodin më agresiv” tha Mziu.

Pika kryesore e ndryshimeve lidhet me zgjatjen e afatit të patentës nga 10 në 15 vite.

Ndryshimet e reja parashikojnë dhe një lloj kufizimi për sa i përket drejtuesve të rinj.

Nëse jeni shofer i ri dhe sapo keni marrë patentën, deri në tre vite nuk do të mund të lëvizni në autostradë më shumë se 80 km/h.

Gjithashtu Balla propozoi që të ulet edhe shpejtësia nga 40 km/h në 30 km/h brenda qytetit, pasi sipas tij kjo shpejtësi është shumë e lartë dhe shkaktare për aksidente.

Po ashtu, Balla tha se “sot në Shqipëri ka ardhur momenti që në autostrada të shtohet shpejtësia nga 110 deri në 130 km në orë“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit