Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do të thotë fjalën e tij për propozimin e Shqipërisë për një bazë të re të Aleancës në portin e ri që do të ndërtohet në Durrës, Porto Romano. I pranishëm sot në Bruksel për këtë çështje do të jetë kryeministri Edi Rama.
Dje mediat britanike i bënë jehonë bazës së re të NATO-s në Porto Romano të Durrësit, projekt që parashikohet të financohet nga shteti shqiptar dhe NATO.
Ndërtimi i kësaj baze është diskutuar dhe në samitin e fundit të NATO-s në Madrid nga kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes.
Ky projekt do ta kthente Porto Romanon në një pikë kyçe ushtarake për lidhjen mes Europës Lindore dhe asaj Perëndimore. Në kushtet aktuale, pas luftës në Ukrainë projekti ka akoma më shumë shanse që të marrë jetë.