Aleksandar Vukicevic, 33-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për lëndë narkotike.
Ai ishte nga Podgorica, Mali i Zi, por po tentonte të fshihej në Tiranë. Ai është arrestuar në bashkëpunim të Interpol Tiranës me NCB Podgorica, me qëllim ekstradimi drejt Malit të Zi.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Aleksandar Vukicevic, 33 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Podgorica, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Podgoricë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi,” njofton policia.