-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me dron, vritet një nga kokat e ISIS-it

Kryesoret

Ushtria amerikane tha se një sulm saj me dron vrau kreun e Shtetit Islamik në Siri, një nga pesë udhëheqësit kryesorë të grupit militant, dhe gjithashtu ka plagosur rëndë një bashkëpunëtor të ngushtë të tij.

Në një deklaratë, Komanda Qendrore Amerikane tha se Maher al-Agal u vra në sulmin që ndodhi pranë qytetit Jindayris, në Sirinë veriperëndimore.

“Për këtë operacion pati një planifikim të gjerë për të siguruar ekzekutimin e tij të suksesshëm. Një analizë fillestare tregoi se nuk kishte viktima civile,” thuhej në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara thanë se al-Agal ishte përgjegjës për zhvillimin e rrjeteve të IS-it jashtë Irakut dhe Sirisë.

Sulmi ripohon “angazhimin e palëkundur të SHBA-së ndaj rajonit dhe humbjen e qëndrueshme të ISIS-it”, tha kolonel Joe Buccino, një zëdhënës i Komandës Qendrore, duke përdorur një akronim të ndryshëm për grupin terrorist. “Largimi i këtyre drejtuesve të ISIS-it do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer më tej sulme globale”.

Megjithatë, zëdhënësi shtoi se, “ISIS-i vazhdon të përbëjë një kërcënim për SHBA-në dhe partnerët në rajon”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara “ruajnë një prani të mjaftueshme dhe të qëndrueshme në rajon dhe do të vazhdojnë të kundërshtojnë kërcënimet ndaj sigurisë rajonale”.

Në shkurt, udhëheqësi më i lartë i Shtetit Islamik hodhi veten në erë gjatë një sulmi ushtarak amerikan në Siri./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit