Sërish ndërprerje në seancën parlamentare në Kuvend e Shqipërisë.
Këtë herë kreu i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha përdori fjalor jo etik ndaj ministres, Elisa Spiropalit.
“Salariotët nuk kanë të sosur, ky burri i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit, si puna e Salariotit që i dha Elkit vëllaut të kësaj ministres të Spirobuçit”.
Pas kësaj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ndërpreu fjalën Berishës dhe njoftoi se seanca plenare do të ndërpritet për t’i dhënë atij masë disiplinore për thyerje etike.
Nga ana tjetër Spiropali tha se Berisha është shembulli se si nuk duhet të flasë dhe të jetë një njeri, një politikan dhe një gjysh.
“Je i turpëruar si burrë, si gjysh, si politikan, e nise të Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit”