Deputeti i PD-së, Luan Baçi i është përgjigjur socialistit Erion Braçe që i nxori një foto të një takimi që zhvilloi mbrëmë me disa nga grumbulluesit e shalqirit dhe që sipas ish-zv/kryeministrit qëndron pas caktimit të çmimit duke dëmtuar fermerët.
Baçi e pranoi vërtetësinë e fotos duke deklaruar se grumbulluesit që takoi dhe ku sipas tij në tavolinë kishte edhe fermerë i ka miq dhe shokë.
Ai e akuzoi Erion Braçen për opozitë “të shpifur brenda PS-së”.
“Në fakt isha rrugës duke ardhur në parlament dhe e humba kënaqësinë për ta dëgjuar. E mora vesh nga portalet. Normal që unë isha në foto.
Nuk mund ta mohoj. Kam pirë kafe në mes të ditës me fermerë, eksportues dhe grumbullues.
Kjo do një shpjegim të mirë, Braçja ka filluar një fushatë kundër fermerëve, eksportuesve dhe grumbulluesve, kërkon të bëjë opozitën brenda shumicës.
Thjeshtë një lojë e shpifur e tyre. Nuk e kuptoj pse reagon që unë paskam bërë një foto mbrëmë në darkë” tha ai.
Por çfarë u diskutua në atë takim? “Kemi folur për problemet që fermerët dhe eksportuesit që kanë” tha Baçi.