Tragjedi në Durrës. Një 18-vjeçar u fut në det për të shpëtuar vëllanë dhe shokun e tij por në fund nuk arriti që të dalë vetë i gjallë.
Viktima është Anri Kashiku, futbollist i ekpit të Teutës. Ai u shpëtoi jetën dy të miturve, por vetë nuk ia doli dot.
Trupi i 18-vjeçarit u gjet pak orë më vonë. Vëllai dhe shoku i tij ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
