Dy djem të rinj shqiptarë, vëllezër ndërruan jetë sot në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik.
Makina me të cilën po udhëtonin përfundoi e përmbysur në një kanal me ujë në aksin rrugor që lidh Lamian me Livadhjanë.

Drejtuesi i mjetit ishte 30 vjeç dhe pasagjeri, vëllai i tij më i vogël, 27-vjeçar. Të dy vdiqën në vend.

Tre të rinj të tjerë që po udhëtonin në të njëjtën makinë u plagosën. Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit, ku ka përfunduar makina në kanal.