-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT-Kultivonin drogë, arrestohen dy persona në Lezhë

Kryesoret

Paulin Zefi dhe Andi Doçi,janë arrestuar në operacione të ndryshme, pasi akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Goditet dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike, sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e territorit.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Z., 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit