-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat për rezolutën e gjenocidit në Kosovë, Alibeaj: S’ka rrugë tjetër! Kodheli: Ju pres të martën

Kryesoret

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me debat për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj debati me drejtuesen e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kaluam gjenocidin serb në Srebrenicë dhe jo në Kosovë? Seancën tjetër, e fundit, do të duhet të jetë projektrezoluta jonë, por edhe tjetra, biem dakord apo jo, debatojmë, do të japim gjykimin tonë për atë çështje. Nuk ka rrugë tjetër për të korrigjuar atë gabim, po e quaj pa faj, por mesa duket nuk është i tillë” tha ai.

Por Lindita Nikolla u përgjigj duke i thënë se “Është votuar pro, që të vijonim me komisionin e politikës së jashtme” tha ajo, duke kaluar më pas draftin në Kuvend.

Kryetarja e komisionit të politikës së jashtme, Mimi Kodheli i ftoi deputetët ditën e martë në komision për ta diskutuar më parë më pas për ta kaluar në kuvend.

Mua nuk më pëlqen gjuha e ultimatumeve dhe ngritjes së gishtit, kur flitet jo vetëm për procedurë por për një rezolutë të veçantë.

Unë i ftoj kolegët e politikës së jashtme, bazuar te vendimi i konferencës së kryetarëve, të martën të vijnë të dëgjojnë atë që shumica dhe kolegët mbështetës kanë përgatitur, të mundësojnë amnedime aty, bazuar edhe nga propozimet e ndryshme nga kampi opozitar, pasi nuk kuptoj se kush nga kampi opozitar thotë çfarë për të njëjtën çështje.

Jam i sigurt do të mbërrijmë me një rezolutë të përbashkët për të ardhur këtu me një rezolutë në dorë me dakordësinë e mazhorancës dhe mundësisht nga një pjesë e opozitës. Mbase të mundësojmë një rezolutë për atë ngjarje të trishtë të kombit”.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula kapi me shkelje Lindita Nikollën dhe akuzoi qeverinë. “Seanca u çel me 49 deputetë, duhet gjysma plus një për të hapur seancën. Kjo nuk është normale. Dhe për qeverinë. Përjashtuar zonjën Spiropali që rri këtu, të tjerët nga qeveria nuk rrinë këtu” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit