Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë mbasdite Komisionerin për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi në “By Pass-in” e Vlorës për inspektim.
Ramau shpreh se sot është një ditë e bukur për vendin. Ndërsa ka shpresuar që Várhelyi të thotë diçka më shumë për hapjen e negociatave.
“Është një ditë ku jam i bindur ku komisioneri të na thotë më shumë lidhur me ato që ne presim dhe që është fillimi formal i negociatave të Shqipërisë në BE”, tha Rama.
Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh.