Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në foltoren e Kuvendit ka kërkuar ripërtëritje të votimit të rezolutës së Srebrenicës.
Ai është shprehur se votimi është bërë në një mënyrë të jashtëligjshëm duke shkelur rregulloren e Kuvendit.
“Kam dy çështje së pari, projektrezoluta e miratuar me Srebrenicën, u votua në kundërshtim me rregulloren.
Kërkoj përsëritjen e votimit të rezolutës. Rregullorja kërkon votimin e amendamenteve fillimisht dhe më pas teksti final. Ne na u kërkua të votimin në mënyrë absurde, votuam direkt tekstin final.
Kërkojë të përsëritet votimi i Srebrenicës. Është shkelur rëndë rregullorja,” është shprehur Shehu.