-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ti heshte”! Braçe: Jugu në duart e banditëve, flet njëri atje në Presidencë…

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe akuzoi se një pjesë e tokës së shtetit në jug të vendit ka përfunduar në duart e banditëve dhe të fortëve.

“Tokë nuk mund të jetë qokë për shokë, klientë apo këshilltarin. Kjo gjendje është e tillë, ku toka ka përfunduar në duart e banditëve në jug të Shqipërisë“.

Një akuzë e lëshoi edhe drejt selisë së Presidencës, që duket se shkonte për Edmond Panaritin, që ka qenë ministër i Bujqësisë në mandatin e parë 2013-17 dhe tani mban postin e shefit të kabinetit të Ilir Metës.

Është njëri që na flet nga selia e Presidencës dhe e ka bërë shumë herët. Kam sjellë fakte, se si toka atje në jug, ka përfunduar në duar të tilla.

Prej asaj interpelance asgjë nuk ka ndryshuar. A ka vlerë fjala në këtë vend?” tha ai.

Më pas kaloi në shembull konkretë në Lushnje. “Një i fortë, kryetari i PD-së së zonës në Gradisht ka mbjellë plepa.

Do ta auditojë tani ministria? Toka është e zënë për 40 vite, plepa në tokë buke, që fare mirë  mund të përdoret për grurë. Ky është problemi me kontratën tuaj, ministre”.

Ai tha se ministria e Bujqësisë deri tani ka heshtur për kritikat dhe paralajmërimet që ai ka ngritur që vitin e kaluar për sektorin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit