Policia e shtetit në bashkëpunim edhe më Drejtorinë e Policisë Shkodër po zhvillojnë një operacion antidrogë në zonën malore me qëllim asgjësimin e parcelave me kanabis sativa.
Policia e Shkodrës me ndihmën e Guarda di Fininaza ka asgjësuar disa parcela.
Në foto shikohet se trafikantët kanë filluar të përdorin metoda të reja.
Fillimisht e kultivojnë kanabisin në një ambient jo të dukshme por të mbjella në thasë, dhe më pas kur bima merr formën e duhur ato i zhvendosin në ambiente të tjera.