Presidenti amerikan Biden dhe kryeministri izraelit Lapid nënshkruan një deklaratë të përbashkët gjatë takimit në Jerusalem dhe duke përsëritur qëndrimin e tyre se Irani nuk duhet të disponoj një armë bërthamore.
Të dy udhëheqësit nënshkruan deklaratën më herët pasi mbajtën një takim kokë më kokë të enjten në mëngjes në Jerusalemin Perëndimor në ditën e dytë të turneut katër-ditor të Biden në Lindjen e Mesme, i ndjekur nga një samit virtual me krerët e Indisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Deklarata thotë se SHBA do të përdorë “të gjithë elementët e fuqisë kombëtare” në dispozicion të saj për t’i mohuar Iranit aftësinë për t’u armatosur me armë bërthamore.
Deklarata e përbashkët përfshin gjithashtu një zotim nga Uashingtoni për të vazhduar ndihmën ushtarake të SHBA për Izraelin.