PD dhe LSI në javët e fundit kanë rikthyer dosjen e inceneratorëve duke e thelluar akoma më shumë skandalin. Mes njerëzve që kanë qenë aktivë në shumë studio televizive për këtë çështje duke akuzuar qeverinë është edhe ish-drejtoresha e Tatimeve në qeverinë “Rama 1” Briseida Shehaj, dikur “Bleta e Artë” e kryeministrit.
Por në mënyrë indirekte, Elisa Spiropali, sot e sulmoi nga salla e kuvendit kur tha se “çdo mizë, grenzë, apo bletë mendon se mund të dalë në studio dhe të bëjë gjyqe publike”. Referenca linte pak vend për dyshime.
Ministrja shkoi edhe më tej duke kërcënuar, “pse nuk i njohim ne këto miza që zukatin, nuk e dimë se cfarë kanë bërë?” tha ajo.
“Kanë rikthyer fabulën e hajdutit që thotë kapeni hajdutin. Sikur riciklohen mbetjet, po riciklojnë akuza të vjetra. Ato që në fakt kjo administratë, administrata tatimore i ka çuar me kohë në prokurori dhe gjykata.
20-24 çështje janë çuar nga kjo administratë tatimore nga 2017-2022, 140 për evazion, përfshirë edhe ato që cdo mizë, grenzë, apo bletë mendon se mund të dalë në studio dhe të bëjë gjyqe publike.
Pse nuk i njohim ne këto miza që zukatin, nuk e dimë se cfarë kanë bërë? Nuk ka njeri që mund t’ja hidhni” deklaroi Spiropali.