Ermal Osmenaj dhe Erjon Bushi janë kapur nga policia pasi në makinën me të cilën po udhëtonin iu janë gjetur armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak.
Mësohet se Erjon Bushi ka qenë drejtuesi i mjeti dhe ka qenë në djeni që Ermali kishte armë me vete. Amra ka qenë e fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Sektorit Operacional në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Levani”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftatak”.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. B., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Mbrëmjen e djeshme, në Levan, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe me pasagjer shtetasin E. O., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, që ishin fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.