-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kthyen banesën në “shtëpi bari”, babë e bir në pranga

Kryesoret

Kultivimi i drogës po kthehet në një biznes familjar kohët e fundit. Babë e bir në Tiranë janë arrestuar nga polica pasi kishin kultivuar lëndë narkotike në ambientet e një banese.

Policia ka sekuestruar dhe 2 kg kanabis të cilat ishin bërë gati për shitje.

Njoftimi i Policisë

Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir.

Sekuestrohen 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit