-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goxhaj për Avokatin e Popullit, Majko ja “plas” të qeshurës gjatë prezantimit

Kryesoret

Kandidati për Avokatin e Popullit, Altin Goxhaj është shprehur se në procedurën për paraqitjen e kandidaturave është shkelur ligji.

Ai ka thënë se 3 muaj para se të mbarojë mandati i avokates aktuale duhet të shpallet fituesi.

Jeni në shkelje të ligjit të gjithë këtu. Keni sjellë një listë me 20 emra, ndërkohë që vetëm 13 prej tyre janë të paligjshëm. Keni shkelur ligjin duke shtyrë dy herë afatin. Keni bërë futje proceduriale. Dy herë që keni bërë shtyrje keni harruar se tre muaj përpara se të mbarojë mandati duhet shpallur fituesi.

Problemi i madh që ka Shqipëria është shpopullimi. Të mos i ndahet avokati i popullit shkelësit të ligjit. Avokati i popullit në Shqipëri nuk duhet të merret me fushata por ai që është në komisariat në momentin kur merr sinjalin e parë. 

Kemi avokat populli që manipulon provat. Kemi një avokat që del kundër popullit. E rëndësishme është se pas kësaj salle, unë ju siguroj se kemi bërë gati si në Kosovë rrjetin e avokatëve të popullit në të gjithë Shqipërinë për t’u përballur me këtë të keqe”, tha ai.

Por gjatë prezantimit ajo që nuk u pa në kamera ishte reagimi i socialistit Pandeli Majko. Majko që nuk mban dot të qeshurën gjatë prezantimit të Goxhajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit