Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet sot në orën 11:00 për të vendosur për propozimin francez, i cili do ti hapi rrugë për negociatat me BE.
Një ditë më parë në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk doli dot me një vendim, pasi opozita ka kundërshtuar ashpër propozimin francez. Një prej deputetëve opozitar e dogji dokumentin, ndërsa një tjetër e grisi atë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski u largua nga salla e Kuvendit pasi nuk mundi të mbante dot fjalën e tij për shkak të se opozita nisi të reagonte me tone të ashpra.