Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian ka reaguar ndaj SHBA-ve duke thekuar se akuzat se po i dërgohen dronë Rusisë në luftën kundër Ukrainës janë krejt të pabaza.
Sipas IRNA-së, Amirabdollahian tha se “Pozicioni parimor dhe i qartë i Iranit kundër luftës dhe mbështetjes së ndërprerjes së luftës nuk është si ai i Perëndimit, i cili bazohet në qasjen e dyfishtë”.
“Irani duhet të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për ta zgjidhur çështjen politikisht” shtoi Amirabdollahian, sipas IRNA.
Zëdhënësi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se informacioni i përshkruar nga Sullivan për gazetarët bazohej në inteligjencën e deklasifikuar së fundmi.
“Informacionet tregojnë se qeveria iraniane po përgatitet t’i sigurojë Rusisë deri në disa qindra (mjete ajrore pa pilot), duke përfshirë UAV-të të aftë për armë në një afat kohor të përshpejtuar. Informacioni ynë më tej tregon se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për përdorimin e këtyre UAV-ve, me seancën fillestare të trajnimit të planifikuar në fillim të korrikut. Është e paqartë nëse Irani ka dorëzuar tashmë ndonjë nga këto UAV në Rusi,”, u tha gazetarëve këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë ditën e hënën.