-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Qindra dronë nga Irani në ndihmë të Rusisë”, Amirabdollahian reagon ndaj SHBA

Kryesoret

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian ka reaguar ndaj SHBA-ve duke thekuar se akuzat se po i dërgohen dronë Rusisë në luftën kundër Ukrainës janë krejt të pabaza.

Sipas IRNA-së, Amirabdollahian tha se “Pozicioni parimor dhe i qartë i Iranit kundër luftës dhe mbështetjes së ndërprerjes së luftës nuk është si ai i Perëndimit, i cili bazohet në qasjen e dyfishtë”.

“Irani duhet të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për ta zgjidhur çështjen politikisht” shtoi Amirabdollahian, sipas IRNA.

Zëdhënësi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se informacioni i përshkruar nga Sullivan për gazetarët bazohej në inteligjencën e deklasifikuar së fundmi.

“Informacionet tregojnë se qeveria iraniane po përgatitet t’i sigurojë Rusisë deri në disa qindra (mjete ajrore pa pilot), duke përfshirë UAV-të të aftë për armë në një afat kohor të përshpejtuar.  Informacioni ynë më tej tregon se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për përdorimin e këtyre UAV-ve, me seancën fillestare të trajnimit të planifikuar në fillim të korrikut. Është e paqartë nëse Irani ka dorëzuar tashmë ndonjë nga këto UAV në Rusi,”, u tha gazetarëve këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë ditën e hënën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit