Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë një vizite zyrtare në Britaninë e Madhe, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet policisë shqiptare dhe agjencive ligj zbatuese britanike.
Nano tha se kjo është bërë veçanërisht për të luftuar krimin e organizuar të trafiqeve të ndryshme, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave të përfituara nga aktivitetet kriminale.
Një rëndësi e veçantë ju kushtua edhe portit të Doverit, ku u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nga autoritetet britanike, si dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.