-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet me raketa kundër civilëve, Zelensky: Rusia të shpallet shtet terrorist

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shpallë Rusinë një shtet terrorist, pasi në sulmet me raketa në qytetin qendror të Vinnytsia mbetën të vrarë të paktën 23 persona, përfshirë 3 fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Kjo, sipas Zelenskyt, ishte një tjetër aryse që komuniteti ndërkombëtar të ndëshkonte Moskën me sanksione më të forta: “Kjo ditë tregoi edhe një herë se Rusia duhet të njihet zyrtarisht si shtet terrorist. Asnjë shtet tjetër në botë nuk përbën një kërcënim të tillë terrorist sa Rusia. Asnjë shtet tjetër në botë nuk i lejon vetes të shkatërrojë qytete paqësore dhe jetët e njerëzve të thjeshtë me raketa “cruise” dhe zjarr artilerie”. 

Tre raketat “cruise” të lëshuara nga nëndetëset ruse në Detin e Zi goditën një qytet larg frontit të luftës në Donbasin lindor, duke shkaktuar përveç 23 viktimave, edhe 100 të plagosur. Në shënjestër u vu një parking, një pallat 9-katësh dhe godina të tjera banimi. Mes viktimave është edhe një vajzë 3-vjeçare, karroca e të cilës u fotografua e braktisur në zonën e sulmuar. Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm në Kiev, 352 të mitur janë vrarë që prej fillimit të luftës.

Sakaq, mëngjesin e së premtes, forcat ruse goditën dy universitet kryesore të qytetit të Mikolaivit, në Ukrainën jugore. Në një postim në Tëitter, shefi i administratës ushtarake rajonale tha se terroristët kishin sulmuar me 10 raketa.  

Mes intensifikimit të bombardimeve ruse, Ambasada Amerikane në Kiev i bën thirrje shtetasve amerikanë në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, duke përdorur mjete të transportit tokësor. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit