Në vitin e fundit, që pasi u shpall “non grata” dhe filloi lëvizjen e “Foltores” në cdo qytet dhe që kulmoi me protestën e dhunshme në 8 janar përpara selisë së PD-së, mbrojtja fizike për Sali Berishën ka ndryshuar krejtësisht. Imazhet e protestës së janarit dhe jo vetëm kur ka qenë i rrethuar nga truprojat bënë xhiron e mediave.
Në ditë të zakonshme është vetëm njëri nga besnikët që e shoqëron kudo doktorin, ashtu sikur ndodhi edhe sot teksa ishte në godinën e ish-të përndjekurve politikë për ekspozitën në kujtim të dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, të pushkatuar nga regjimi komunist.
Në pritje të daljes për të dhënë një prononcim për mediat, truproja përgatiti jashtë godinës terrenin. Në momentin që Berisha doli për t’u drejtuar te gazetarët, truproja dëgjohet duke u kujdesur që të mos e kapte dielli përvëlues i korrikut. “Doktor hajde këtu tek unë, është e gjerë dhe është hije”.