-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Shpalleni Rusinë shtet terrorist

Kryesoret

Zyrtarët perëndimorë akuzuan drejtpërdrejt homologët e tyre rusë për krime lufte të premten pasi raketat ruse goditën një qytet ukrainas shumë prapa vijës së frontit, në një sulm që zyrtarët e Kievit thanë se vrau të paktën 23 njerëz.

Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti Rusinë një shtet “terrorist”.

Kievi tha se sulmi i së enjtes në Vinnytsia ndodhi në një qytet me 370,000 banorë që ndodhet rreth 200 km në jugperëndim të kryeqytetit.

Presidenti Zelensky bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Kremlinit dhe tha se numri i të vdekurve në Vinnytsia mund të rritet.

“Për fat të keq, ky nuk është numri përfundimtar. Heqja e mbeturinave vazhdon. Dhjetëra persona janë të zhdukur. Në mesin e atyre që trajtohen ka të lënduar rëndë”, tha ai

Zelensky tha në një konferencë ndërkombëtare që synonte ndjekjen penale të krimeve të luftës në Ukrainë se sulmi kishte ndodhur në “një qytet të zakonshëm dhe paqësor”.

“Asnjë shtet tjetër në botë nuk paraqet aq shumë kërcënim terrorist sa Rusia”, theksoi ai. Përfaqësuesi i Lartë Evropian për Politikën e Jashtme Josep Borrell foli hapur për një krim lufte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit