-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj “futet” brenda PS-së: Rama dhe Leli, përleshje të turpshme

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj po vijon turin nëpër Shqipëri me ekspertët e selisë blu për reformën e re territoriale. Mbrëmë ishte në Vlorë, ku ka akuzuar sërish Edi Ramën për ndarjen aktuale, por jo vetëm.

Ai komentoi edhe sherrin mes kryeministrit dhe kryetarit aktual të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, që nisi vitin e kaluar para zgjedhjeve parlamentare.

“Pas Shkodrës dhe Fierit, në Vlorë për konsultimin e Reformës së Vetëqeverisjes Lokale.

Një pushtet vendor, që në vend se t’u shërbente nga afër njerëzve, e të kontrollohej prej tyre, tashmë është thjesht një zgjatim korruptiv i pushtetit qendror e që shërben vecse për punësime elektorale, për tendera klienteliste dhe për zhvatjen e tokave të bregut dhe ndërtimeve pa fre te oligarkëve për pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit në bregdet.

Humbi identitetin dhe historinë e Dukatit e Orikumit, Novoselës e Ksamilit dhe po rrezikon atë të Delvinës. Ka bërë të pamundur administrimin e territoreve dhe interesave të qytetarë të bashkive aktuale, përveçse prodhoi dhe përleshje të turpshme tragjikomike, prej babëzisë,  midis kryeministrit e kryebashkiakut, në mes të Vlorës.

Është kjo pasqyra e zymtë dhe fruti i hidhur i “reformës” territoriale të 2014

Pushteti vendor është i qytetarëve e duhet të ndodhet e të ndjehet afër tyre, duhet të jetë pushteti ku vendosin ata dhe kontrollojne ata. Detyrimi ynë është të përçojmë në komisionin e reformës së pushtetit vendor, zërin e tyre.

Një reformë që e kthen shërbimin tek njerëzit dhe jo një reformë që i shërben vetëm pushtetit. Një reformë që bën decentralizim real të pushtetit nga qendra në bazë, që mbron traditën, historinë, garanton autonominë ekonomike, vetëqeverisjen dhe mbi të gjitha i jep kontroll real qytetarit mbi të zgjedhurin.

Këto diskutuam gjatë takimit, së bashku me kolegun Arbi Agalliu dhe ekspertin e PD në komisionin e posaçëm, Roland Bejko dhe me përfaqësuesit tanë ndër vite të cdo bashkie në qark, njohës dhe ushtrues të pushtetit vendor. Vlerësime dhe analiza të vlefshme për anëtarët tanë në Komisionin e Reformës së Pushtetit Vendor” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit