Lufta kundër kultivimit të narkotikës po bëhet edhe më e ashpër nga instancat shtetërorë, por po ashtu kultivuesit por sofistikojnë mënyrat e fshehjes.
Zona e shpyllëzuar, tubë ujë për vaditje dhe qindra rrënjë kanabis janë kthyer në klishe për policinë dhe vetë qytetarët e vendit. Një tjetër i ri, 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë, ishte po e njëjta skemë ai u kap duke vaditur hashashin në një zonë të shpyllëzuar në mal.
“Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë e 20-vjeçarit E. E., duke vaditur 124 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fashtit Bruz – Mal, Krujë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. E, 20 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Bimët narkotike janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, me anë të djegies”, bën me dije policia.