Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali për posedim të lëndëve narkotike për qëllim shitjeje. Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit në Cittaducale u gjetën edh100 gramë hashash, me një vlerë totale rreth 1000 euro me një tipar të pazakontë droga mbante figurën e trafikantit të njohur meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.
Sipas medias italiane, komandanti i Kompanisë Karabiniere të Cittaducale Toni Bocchino tha se : “Është shumë e zakonshme të vendosësh shëmbëlltyrën e një trafikanti droge mbi drogën”.
27-vjeçari shqiptar u arrestua në pritje të verifikimit nga autoriteti gjyqësor. Sipas karabinerëve , të dy shqiptarët ishin mysafirë në shtëpi dhe duhet të ktheheshin në qytetet etyre të banimit.