Një grabitje e dhunshme ka ndodhur në fshatin Brataj në Vlorë. Hajduti ka hyrë në shtëpinë e tyre, i ka lidhur dhe më pas i ka grabitur.
Yllka Ferraj, e zonja e shtëpisë direkt pas ngjarjes ka telefonuar policinë, por autori ende nuk është identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar”, ka njoftuar policia.