Një 32-vjeçar nga Kazakistani është arrestuar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Murriqanit.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritete gjermane për shkak shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në bashkëpunim me Interpol Tirana, është vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Adam Kohl 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.
“Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Adam Kohl 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.” njoftoi policia.