-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat u hapën, Meta: Tani Rama duhet të kthjellohet mirë

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Maqedonisë për votimin e propozimit francez që zhbllokon veton bullgare dhe i hap rrugën gjithashtu Shqipërisë.

Referuar Edi Ramës, kreu i shtetit thotë se vendimi duhet të kthjellojë  mirë çdo vendimmarrës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse.

“Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.

Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë  mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit