Richard Grenell, ish-i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme.
Sot në Instagram ai ka postuar disa foto nga Tirana, njëra prej tyre nga sheshi “Skënderbej” duke theksuar se e ka nisur ditën me një vrap të letë.
“Një vrapim i mëngjesit të së shtunës rreth Tiranës është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën. Shqipëri” ka shkruar Grenell.
Ai vjen në Tiranë pas vizitës në Serbi dhe kritikave të forta për Albin Kurtin, por arsyeja e vizitës në Shqipëri ende nuk dihet.