Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar Maqedoninë e Veriut për votimin pro propozimit francez për ecjen tutje drejt Bashkimit Evropian.
Sipas saj tash është shtruar rruga që negociatat për pranim të nisin shpejt.
“Ishte mundësi historike. Ju e zutë atë”, ka shkruar ajo.
“Një hap i madh në rrugë tuaj drejt të ardhmes evropiane. Të ardhmes tuaj”.