-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Revoltohet avokati: Nxirrni Metën nga kafazi, gjykata si ISIS!

Kryesoret

Seanca gjyqësore për çështjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe personave të tjerë të hetuar nga SPAK është shtyrë dhe do të zhvillohet më 11 maj.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani kërkoi që gjykata të lejonte procesin LIVE për transmetim dhe që ish-presidenti të nxirrej nga kafazi gjatë gjyqit.

Shtyhet gjyqi i Metës, Kryemadhi: Iliri dhe Veliaj po mbahen kot në burg!

“Presidenti i Republikës në kafaz! Kjo është e papranueshme edhe për kryetarin e bashkisë dhe cdo person tjetër. Këto sjellje i bënte vetëm ISIS që i arrestonte dhe i shëtiste në qytet në kafaz.

Palaçot më të mëdhenj janë ata të KLGJ-së që nuk thonë një fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Prandaj sot jam më i acaruar. Ky është diskriminim” tha ai.

Gjatë seancës së sotme, Monika Kryemadhi ka kërkuar që mbrojtjes t’i vihen në dispozicion të dhënat e ekspertimit të aparatit celular dhe përgjimet ambientale, duke kërkuar akses të plotë në materialet hetimore.

LIVE-Gjyqi- Ilir Meta brenda kafazit, nis procesi në themel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit