Shtyhet për në 11 Maj seanca e radhës në themel për Ish-Presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe të tjerët për akuzat e ngritura nga SPAK-u, mes tyre korrupsion! Procesi nisi me transmetim LIVE, por që zgjati pak sepse u shty për shkak se avokatja e Fatime Kryemadhit nuk kishte prokurë.
“Ky institucion duke mbajtur Metën dhe Veliajn në burg po kërkon që të bëjë statistika dhe numra për të ecur përpara si në kohën e Partisë së Punës ku ligjin, drejtësinë dhe partinë e bën kryetari i partisë që është Edi Rama” tha Monika Kryemadhi.
Ish-bashkëshortja e Metës, tha se do të kërkojë që në gjyq të thirret si dëshmitar edhe kryeministri Edi Rama dhe shumë të tjerë.









