Një makinë është djegur në zonën e Arramerasit në zonën që lidh Niklën me Fushë Krujën.
Kjo makinë e llojit ‘Volkswagen’ është djegur nga autorët e masakrës me 3 të vravë në zonën e mbikalimit të Fushë Krujës.
Autorët zbrazën ndaj viktimave rreth 50 plumba.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje ndaj grupeve kriminale.
Automjeti në të cilin ndodheshin viktimat është djegur plotësisht.
Gjithashtu mëshohet se pasagjeri që ishte ulur pas ka dalë nga mjeti dhe ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë.