Policia ka gjetur një pistoletë brenda automjetit tip “Golf” në të cilin udhëtonin 3 personat të cilët mbetën të vrarë nga atentati në Fushë-Krujë.
Bëhet me dije se viktimat kanë janë shoferi dhe dy pasagjerët dhe autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe janë zbrazur rreth 50 plumba.
Dyshohet se persona të maskuar kanë dalë para automjetit duke qëlluar me breshëri plumbash.
Në momentin e atentatit, personi që ishte në sediljen e pasme ka dalë nga automjeti dhe tentoi të largohej me vrap.
Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë. Menjëherë pas ngjarjes, makina ka shpërthyer në flakë.
Ndërkohë e gjithë rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar.
Besmir Hoxha dhe Brilant Martini janë dy viktima të tjera të atentatit në Fushë-Krujë.
Më herët është zbuluar identiteti i një prej viktimave në atentatin e Fshë-Krujës, ku bëhet fjalë për Diklen Vata, 30 vjeç, nga Laçi.