Tre persona dyshohet se kanë mbetur viktima të një atentati të ndodhur mesditën e së dielës në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës.
Mësohet se në atentat janë përfshirë shoferi dhe 2 pasagjerët.
Gjithashtu mëshohet se pasagjeri që ishte ulur pas ka dalë nga mjeti dhe ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë.