Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të Rodonit dhe tjetra në pyllin e fshatit Shetaj (Ishëm), janë shfaqur këtë të diel.
Në kodrat e Kepit të Rodonit zjarri ka djegur një sipërfaqe toke e veshur me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa në fshatin Shetaj bimësi dhe peme frutore.
Ne kodrat e Kepit të Rodonit, pranë vendit ku është shfaqur vatra e zjarrit, nuk ka banesa apo godina biznesi.
Ndryshe paraqitet situata në fshatin Shetaj, ku ka një numër të konsiderueshëm objektesh.
Këtu ekipet zjarrfikëse dhe banorët janë duke mbajtur deri më tani nën kontroll situatën. Ndërsa për shkak të pozicionit gjeografik dhe ndarjes së parcelave me rrjeta teli, ndërhyrja ka qenë e vështirë.
Reparti zjarrfikësve thotë se situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapje. Ndërsa në ndihë krahas zjarrfikësve te Manzës kanës shkuar dhe ata të Durrësit dhe Shijakut.