Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur këtë të dielë në Fushë-Krujë ku ngelen të vrarë shoferi dhe dy pasagjerët.
Dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë dhe kanë ndjekur veprimet e kushëririt të Elvis Martinajt, Brilant Martinaj.
Katër dyshohet të kenë qenë autorët e atentatit në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë këtë të dielë Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.
Dyshohet se persona të maskuar kanë dalë para automjetit duke qëlluar me breshëri plumbash.