Fushë Krujë, qëllohet me armë zjarri drejt një mjeti, nga ku kanë të mbetur të vrarë 3 persona.
Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se është qëlluar ndaj një automjetit. Automjeti më pas është përfshirë nga flakët.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës, teksa trupi i viktimës ndodhet ende në automjet.
Detaje të reja për vrasjen e ndodhur në Fushë-Krujë, ku u vranë me armë zjarri në një atentat 3 persona. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanËeb” se viktimat janë shoferi dhe dy pasagjerët.
Sipas informacioneve paraprake, pasagjeri i ulur pas ka dalë nga mjeti kur ai është qëlluar dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë.