-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Jam optimist që regjimi i vizave do të largohet shpejt

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.

Duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, ai bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi për takim Kurti-Vuçiç në Bruksel.

Sipas tij, Vuçiç, ka dhënë arsye jo relevante për të mos u takuar me kryeministrin Kurti gjatë kësaj jave.

Madje, sipas tij, takimi me homologun e tij serb, Petkoviç dështoi edhe javën e kaluar.

Duke folur për marrëveshjen për energjinë në veri, Bisilimi tha se ka vonesa të qëllimshme për zbatim të udhërrëfyesit nga Elektroserveri.

Para deputetëve, Bislimi u shpreh optimist edhe për liberalizimin e vizave.

“Është punuar bukur shumë me dëmtu procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo jam optimist që regjimi i vizave do të largohet shpejt”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit