Policia e shtetit ka nisur një fazë riorganizimi pas ngjarjeve të fundit që lidhen me drogën, vrasjet dhe fluksin e emigrantëve në kufi.
Drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano ka shkarkuar nga detyra Eduart Merkajn, që deri sot mbante postin e drejtorit të policisë kufitare.
Saimir Boshnjaku do të pasojë Eduart Merkajn, që do të transferohet në Akademinë e Sigurisë.
Lëvizjet pritet që të prekin edhe sektorët e krimeve pas ngjarjeve të bujshme, e fundit dje vrasja e trefishtë në Fushë Krujë.