Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun e Durrësit këtë pasdite.
Një nga të burgosurit ka tentuar vetëvrasjen duke u varur në qeli. Mësohet se ai është gjetur nga të burgosurit e tjerë dhe është shpëtuar.
Sipas burimeve ai është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për në spitale. Ende nuk dihet identiteti i tij.