Një trup i pajetë dhe me fyt të prerë është gjendur mëngjesin e të hënës në zonën e Artenës në Itali.
Trupi u gjet i shtrirë në rrugë në via di Casa Colonella, në një rrugë të qytetit.
Sipas informacioneve fillestare, viktima është e moshës 25 deri në 30 vjeç, me kombësi shqiptare ose rumune. Ende nuk dihen detajet personale, burri ishte pa dokumente në momentin e zbulimit. Karabinierët e Colleferro hetojnë episodin. Për momentin pista më e akredituar është ajo e vrasjes: dyshimi është se ai është vrarë me plagë në fyt ndoshta pas një sherri të ndodhur në një shtëpi të zonës.









